SHBA-ja transferoi gjuajtësit “F-22” në Korenë e Jugut për përfshirjen në stërvitjet e përbashkëta ushtarake. Për këtë flitet në deklaratën e përhapur ditën e dielë nga komanda ushtarake amerikane në Republikën e Koresë.

0Në deklaratën në fjalë vihet gjithashtu në dukje se "Koreja e Veriut nuk do të arrijë asgjë me kërcënimet dhe provokimet e veta, të cilat nuk do të bëjnë gjë tjetër veçse do të përkeqësojnë izolimin e saj dhe do të minojnë përpjekjet ndërkombëtare për garantimin e paqes dhe stabilitetit në rajon". Ditën e shtunë Koreja e Veriut njoftoi mbi hyrjen në gjendje lufte me Korenë e Jugut.