Peruja është e gatshme të blejë 24 helikopterë rusë “Mi-171” me një shumë të përgjithshme prej 406.8 milionë $, për t’i përdorur ata në luftën kundër trafikut të drogës dhe terrorizmit. Sipas planit të furnizimit, 21 helikopterë do të dërgohen në Peru në vitin 2014, ndërsa tre helikopterë të tjerë - në vitin 2015.

Peruja është gjithashtu e interesuar për furnizimin e armëve shtesë dhe pajisjeve të tjeratë bordit. Rusia, nga ana e vet, i ofron Perusë trajnimin e pilotëve. Nëse do të miratohen këto vendime, atëherë shuma totale e marrëveshjes do të arrijë vlerën 485.5 milionë $.

0Nëqoftëse do të arrihet kjo marrëveshje, atëherë ajo do të jetë e para në llojin e vet për 30 vitet e fundit, kur qeveria peruane blen aparate fluturuese direkt nga prodhuesi.