Zëri i Rusisë Në Irak një terrorist-kamikaze hodhi në erë një autocisternë në territorin e një departamenti policie. Së paku 9 persona mbetën të vrarë, ndërsa 17 të tjerë u plagosën. Incidenti ndodhi në qytetin e Tikrit në veri të vendit.

Autocisterna nuk ngjalli dyshime tek policët dhe makina u lejua të futet në territorin e departamentit të policisë, pasi atje çdo mëngjes sillnin karburant dhe gaz.

Deri më tani asnjë nga grupet terroriste nuk e ka marrë përsipër përgjegjësinë për këtë ngjarje. Megjithatë, dyshimet kryesore bien mbi sunitët, të cilët me metoda të tilla përpiqen të lëkundin autoritetin e qeverisë së drejtuar nga shiitët.