Mediat kineze njoftuan se në vendin e rrëshqitjeve gjigande të dheut në Tibet, të cilat goditën ditën e premte një kompleks minierash, u gjetën 17 trupa viktimash.

66 minatorë, të cilët rezultaun të bllokuar nën rrënoja, konsiderohen të humbur. Shanset që ata të shpëtojnë janë pothuajse zero. Më shumë se 3 mijë bashkëpunëtorë të shërbimeve të shpëtimit, të armatosur me pajisje të rënda të gërmimit të dheut dhe me pajisje të ndjeshme nuk kanë arritur të zbulojnë shenja të jetës nën tokë.

0Vendi i katastrofës ndodhet në lartësinë gati 5000 metra mbi nivelin e detit në afërsi të kryeqytetit të Tibetit, Lhasa.