Në Alaskë u rrëzua një helikopter policie, si rezultat mbetën të vrarë tre persona. Incidenti ndodhi më 30 mars, por u bë i njohur vetëm tani.

Helikopteri gjeti dhe mori në bordin e vet një person, i cili ishte aksidentuar me sajë me motor pranë Anchorage. Ekuipazhi njoftoi qendrën e kontrollit se po transporton të lënduarin në spital. Megjithatë në vendin e destinacionit helikopteri nuk mbërriti dot.

0Sipas njoftimit të autoriteteve, ditën e dielë bashkëpunëtorët e shërbimeve të shpëtimit zbuluan vendin e rrëzimit. Ata nuk gjetën asnjë të mbijetuar. Arsyeja e rënies së helikopterit nuk është përcaktuar ende.