Zëvendës-sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Alexander Vershbow, deklaroi në një intrevistë për gazetën "Kommersant" (russ. «Коммерсант») se gjatë vizitës së tij në Moskë ai diskutoi mundësitë e reja të integrimit të sistemeve të mbrojtjes antiraket të NATO-s dhe Rusisë, të cilat mund të miratohen që në takimin e ardhshëm të Këshillit NATO-Rusi.

0"Ne po flasim për një shkallë të lartë të integrimit të dy sistemeve dhe strukturave komanduese, të cilat do të punojnë veç e veç. Ne propozojmë krijimin e dy qendrave, të cilat do të lejonin NATO-n dhe Rusinë të shkëmbenin informacione gjatë gjithë 24 orëve, duke përfshirë edhe informacinet e zbulimit, të mundësonin planifikime të përbashkëta dhe koordinime të operacioneve", - tha Alexander Vershbow.