Zëri i Rusisë Kryeministri i ri i Koresë së Veriut u bë Pak Pong-ju, i cili ka qenë edhe në vitet 2003-2007 në këtë post. Ai është i njohur si përkrahës i reformave ekonomike. Të dielën Pak Pong-ju u bë gjithashtu anëtar i Byrosë Politike të Partisë së Punës, e cila udhëheq vendin.

Burimet e Agjencicë së lajmeve Reuters konfirmojnë se drejtuesit e Koresë së Veriut nuk kanë frikë nga sanksione të reja që mund të vendosen nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së, pasi ata besojnë se në sajë të reformave ekonomike do të mund të rrisin të korrat, çka do të reduktojë varësinë e vendit nga furnizimet me ushqime nga jashtë vendit.