Kryeministri i Koresë së Veriut, Choe Yong-rim, u shkarkua nga detyra e Kreut të qeverisë në seancën e sotme të Kuvendit të Lartë Popullor (parlamenti) të Republikës. Në vend të tij u emërua deputeti Pak Pong -ju.

Choe Yong-rim u zgjodh Zv. Kryetar nderi i Presidiumit të Parlamentit koreanoverior.