Zëri i Rusisë Presidenti i Koresë së Jugut Park Guen-Hye deklaron se në rast provokimesh nga ana e Koresë së Veriut përgjigjia e Seulit do të jetë e ashpër dhe e shpejtë. Ndërkohë në deklaratën e Presidentit të Koresë së Jugut vihet në dukje se pasojat politike të kësaj përgjigje nuk do të merren parasysh.

0Javën e kaluar Pheniani deklaroi se Koreja e Veriut dhe Koreja e Jugut hyjnë në gjendje lufte. Gjendja formale e luftës midis dy Koreve asnjëherë nuk ka pushuar së ekzistuari, përderisa lufta koreane përfundoi në vitin 1953 vetëm me një armëpushim, i cili asnjëherë nuk u zëvendësua me një marrëveshje paqeje të mirëfilltë.