6 minatorë humbën jetën si pasojë e një tjetër shpërthimi gazi në një minierë në provincën kineze të Girin. 11 persona janë shpallur të humbur. Ky është shpërthimi i dytë në këtë minierë gjatë javës së fundit: shpërthimi i parë ndodhi tre ditë më parë dhe mori jetët e 28 minatorëve.

Ndërkohë, në Tibet po vazhdon kërkimi i trupave të viktimave të një aksidenti në një minierë tjetër. Sipas njoftimeve të mediave kineze, në vendin ku pati rrëshqitje dheu që mbuloi minatorët, të cilët nxirrnin bakër, janë gjetur 36 trupa të pajetë. Deri më tani 50 persona konsiderohen ende si të humbur pa lënë gjurmë.