Një ekip shkencëtarësh të Universitetit të Bujqësisë dhe Teknologjisë të Tokios ka zhvilluar një sistem për përcjelljen e aromave nga ekranet e kompjuterave.

Teknologjia në fjalë mundëson krijimin e një burimi virtual arome në një zonë të caktuar të ekranit. Si shembull mund të shërbejë imazhi i një fruti aromatik ose i një filxhani kafeje, i cili zë një pjesë të madhe të ekranit. Pasi t’i afrohet ekranit, përdoruesi do të ndjejë aromën e objektit të shfaqur në monitor.

Një ndër fushat më të mundshme të përdorimit të kësaj teknologjie konsiderohet reklama.