Qeveria siriane akuzon rebelët për vënien e zjarrit puseve të naftës në lindje të vendit. Si rezultat i këtij diversioni, sipas deklaratës së autoriteteve, vendi po humbet deri në 5.000 fuçi nafte në ditë.

Agjencia shtetërore e lajmeve pohon se djegia ndodhi gjatë një grindje që plasi midis rebelëve në lidhje me ndarjen e vendburimeve.

0Aktualisht qeveria nuk kontrollon më pjesën më të madhe të rajoneve të naftës në lindje të Sirisë. Megjithatë, banorët lokalë njoftojnë se prodhimi i naftës nuk është pezulluar pas fillimit të luftimeve. Madje më tepër se kaq, rebelët e shesin lëndën hidrokarbure duke e transportuar atë në zonat e kontrolluara nga qeveria.