CIA amerikane përgjon Parlamentin e Turqisë, konfirmon deputeti i Partisë Popullore Republikane, Erdal Aksunger.

Deputeti, i cili është anëtar i komisionit parlamentar për hetimin e fakteve të përgjimit të paligjshëm, deklaroi se përgjimi kryhet nga një objekt i mirëmbrojtur që ndodhet 2 km larg parlamentit, në qendër të Ankarasë. Procesin e përgjimit e drejton një kolonel i CIA-s, ndërsa zona përreth ndërtesës "është e tejmbushur" me agjentë të zbulimit amerikan.

Skandalet rreth përgjimeve të zyrtarëve, politikanëve dhe figurave të tjera publike e kanë tronditur vitet e fundit vazhdimisht Turqinë. Në fund të dhjetorit të vitit të kaluar edhe Kryeministri Recep Tayyip Erdogan u ankua se në zyrën e tij dhe në shtëpi ishin gjetur "mikroçipe përgjuese".