Ekipet e shpëtimit arritën të gjenin nën rrënojat e një ndërtese të papërfunduar shumëkatëshe, e cila u shemb më 29 mars në qytetin tanzanian të Dar-es-Salaam, trupat e pajetë të 34 personave. Supozohet se mund të gjenden edhe trupa të tjerë të pajetë. Sipas disa vlerësimeve, si pasojë e shembjes së ndërtesës mund të kenë humbur jetën deri në 70 vetë. Nga rrënojat u nxorrën të gjallë 18 persona.

Si pasojë e shembjes së ndërtesës më shumë u prekën punëtorët e ndërtimit. Përveç kësaj, nën rrënoja mund të ketë edhe shitës ambulantë dhe fëmijë, që po luanin në një fushë futbolli aty pranë. Së paku dy fëmijë humbën jetën.