Tërheqja e trupave franceze nga Mali do të fillojë pas një muaji, deklaroi Presidenti francez François Hollande. Sipas fjalëve të tij, deri në korrik efektivi ushtarak i francezëve në këtë vend do të përgjysmohet, duke arritur në 2000 ushtarakë, ndërsa në fund të vitit 2013 kontigjenti do të shkurtohet deri në 1000 vetë, ndërkohë që ushtarakët do të jenë nën patronazhin e OKB-së, njoftoi BBC.

Operacioni ushtarak francez në Mali filloi në janar për parandalimin e përparimit të islamistëve drejt kryeqytetit të vendit - Bamako.