Zëri i Rusisë Shërbimet tuniziane të sigurisë tashmë “ranë” në gjurmët e organizatës, e cila dërgon rekrutë qindra të rinj tunizianë në Siri, ku ata bashkohen me radhët e Ushtrisë së Lirë Siriane apo të grupeve islamike, të cilat luftojnë kundër forcave qeveritare, njoftoi Kreu i administratës së Presidentit të Tunizisë, Imad al-Daimi. Qeveria është e mbushur plot vendosmëri për t'i dhënë fund njëherë e mirë punës me këtë "veprimtari".

Tunizia nuk është vendi i parë i shqetësuar për faktin se qytetarët e tij luftojnë në anën e opozitës siriane. Më herët për këtë kanë deklaruar autoritetet e Britanisë së Madhe dhe Holandës.