Zëri i Rusisë Të paktën 6 persona humbën jetën si pasojë e sulmit të një terroristi-kamikaze të premten në qytetin pakistanez të Peshawar-it, njoftoi Agjencia Associated Press. Sipas të dhënave të saj, 3 nga viktimat ishin ushtarakë të efektivit të forcave të sigurisë, ndërsa tre viktimat e tjera persona civilë. Më shumë se 15 vetë u plagosën.

Akti terrorist mund të kishte si qëllim asgjësimin fizik të komandantit të një prej njësive ushtarake pro-qeveritare në Pakistan, Abdul Majeed Marwat, i cili nuk u lëndua si pasojë e sulmit.