SHBA-ja i merr seriozisht provokimet e Koresë së Veriut dhe do t’i përgjigjet atyre, deklaroi Ministri amerikan i Mbrojtjes, Chuck Heigel, lidhur me përgatitjet aktive të njësive raketore të Koresë së Veriut për të goditur bazat amerikane. Deklaratat dhe veprimet luftarake të Phenianit të këtyre javëve të fundit kanë përshkallëzuar ndjeshëm tensionet në rajon, u shpreh Kreu i Pentagonit.

Madje më tepër se kaq, Heigl deklaroi se nisja e dy avionëve bombardues strategjikë amerikanë "B-2" të enjten drejt Koresë së Jugut është pjesë e stërvitjeve të zakonshme të përbashkëta me Korenë e Jugut dhe se Uashingtoni nuk kishte për qëllim të provokonte një reagim të tillë nga ana e Phenianit me këtë veprim.