Zëri i Rusisë Rusia nuk do të lejojë marrjen e mandateve të vendit nga opozita siriane në OKB, pasi grupet opozitare janë të paligjshme, deklaroi Përfaqësuesi i Përhershëm i Rusisë në OKB, Vitali Çurkin. Opozita synon të zëvendësojë përfaqësuesit e qeverisë së Bashar Al-Assad në OKB, kjo u deklarua nga Kreu i Koalicionit Kombëtar të forcave opozitare dhe revolucionare të Sirisë, Ahmad Moaz Al-Khatib.