Rusia do ta studiojë me vëmendje Traktatin ndërkombëtar mbi tregtinë e armëve para se të vendosë t'i bashkohet apo jo atij, njoftoi Drejtori i Departamentit për Çështjet e Sigurisë dhe Çarmatimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Mihaill Uljanov, në ditën e fundit të konferencës së OKB-së për Traktatin në fjalë, i cili synon të frenojë tregtinë e paligjshme të armëve në botë.

Pas 10 ditë negociatash në kuadër të konferencës, 193 shtetet anëtare të OKB-së nuk arritën dot në një marrëveshje. Irani, Koreja e Veriut dhe Siria e konsideruan projekt-traktatin si injorues të interesave të tyre.