Qiproja nuk ka ndërmend të dalë nga zona e euros, deklaroi ditën e premte Presidenti i vendit, Nicos Anastasiadis, gjatë një takimi me zyrtarë të lartë të qeverisë në Nicosia. "Ne nuk duam të eksperimentojmë kurrsesi me të ardhmen e vendit tonë", vuri në dukje ai. Ndërkohë Kryetari i shtetit ishullor theksoi se aktualisht "rreziku kërcënues i default-it e anashkaloi ekonomisë qipriote, situata tashmë është marrë nën kontroll".

Bashkë me këtë Nicos Anastasiadis kritikoi partnerët e Qipros në Grupin Evropian, të cilët, sipas mendimit të tij, "e shndërruan vendin në një platformë eksperimentale".

Galeria fotografike: Në Qipro u hapën bankat