Zëri i Rusisë Vladimir Putin mbërriti në rajonin e Krasnodarit (Rusi) për të vëzhguar ecurinë e stërvitjeve ushtarake të shkallës së gjerë në zonën e Detit të Zi, urdhërin për zhvillimin e të cilave ai e dha ditën e enjte. Qëllimi kryesor i manovrave - verifikimi i gatishmërisë dhe koordinimit të veprimeve të njësive të ndryshme. Sipas fjalëve të Sekretarit për shtyp të Kryetarit të shtetit rus, Dimitri Peskov, në stërvitjet ushtarake janë përfshirë 36 anije, aviacioni, trupat ushtarake të desantit ajror, marinsat, forcat speciale - gjithsej rreth 7.000 vetë.

"Në rastin e përfshirjes në manovra të një efektivi prej 7 mijë ushtarakësh, sipas praktikës ndërkombëtare, nuk është e nevojshme të njoftohen paraprakisht partnerët, ndër të cilët edhe NATO", - theksoi Dimitri Peskov.