Zëri i Rusisë Shpëtuesit dhe marinsat letonezë evakuuan peshkatarët nga dy blloqe të shkëputura akulli që po lundronin në mënyrë kaotike, të shtyrë nga era e fortë, në ujërat e Gjirit të Rigës. Copat e shkëputura nga shtresa e trashë e akullit bregdetar, të zhvendosura prej dallgëve dhe erës, u ndodhën në thellësi të Gjirit së bashku me peshkatarët amatorë mbi to, të cilët rezultuan të ishin 180 dhe jo 500 vetë, siç u njoftua më parë. Ata u nxorrën në breg me helikopterë dhe varka. Viktima fatmirësisht nuk ka, njoftuan në Shërbimin e shpëtimit të Letonisë.