Zëri i Rusisë Shërbimi i shpëtimit i Letonisë njoftoi për më shumë se 500 peshkatarë, të ndodhur mbi dy blloqe akulli të shkëputur nga masa e madhe e akullit, era e fortë po i shtyn në thellësi të Gjirit të Rigës. Sipas të dhënave të tij, në një copë akulli ndodhen 43 persona, në tjetrën rreth 500. Peshkatarët amatorë injoruan paralajmërimin mbi shkrirjen e shtresës bregdetare të akullit.

Ka filluar operacioni masiv për shpëtimin e tyre, i cili vështirësohet tej mase nga dallgët e forta. Në të janë përfshirë helikopterët dhe anijet e Forcave Ushtarake Detare të Letonisë.