Korporata e bashkuar e ndërtimit të anijeve e Rusisë ka ndërmend të blejë për krahasim një mostër të motoskafit-robot francez "Inspektor" për zhvillimin e aparatit të vet të pabanuar anti-minë, deklaroi ditën e premte Nënkryetari i Korporatës ruse, Igor Zaharov, gjatë Ekspozitës ndërkombëtare të teknikës ushtarako-detare, aparateve kozmike dhe aviacionit në Langkawi (Malajzi) “LIMA-2013”.

Igor Zaharov njoftoi gjithashtu se Korporata e bashkuar ruse e ndërtimit të anijeve së bashku me Shërbimin Kufitar të Rusisë po përgatitet për pritjen e helikopterit pa pilot "Horizont" për ndërtimin e anijeve patrulluese të kompanisë "Almaz". Ai theksoi se gjatë konstruktimit të anijeve të brezit të ri Korporata e bashkuar e ndërtimit të anijeve vëmendje të madhe do t’i kushtojë përdorimit të teknikës robotike.