Në NATO nuk ka ende një pikëpamje unike në lidhje me çështjen e anulimit të ndalimit për furnizimin me armë të opozitës siriane, deklaroi Zëvendës-sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Aleksandër Vershbow.

"Mosrreshtja e debateve dëshmon për zhgënjimin në rritje në lidhje me dhunën e vazhdueshme që përdoret nga regjimi i Bashar Al-Assad ndaj popullit të vet", shtoi ai. Aleksandër Vershbow vuri gjithashtu në dukje se "regjimi merr mbështetje nga një sërë burimesh të jashtme".