Zëri i Rusisë Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë e quajti akt terrorist sulmin me mortaja të 28 marsit në kampusin studentor të Universitetit të Damaskut, duke deklaruar se rritja e aktivitetit terrorist përbën një rrezik jo vetëm për Sirinë, por edhe për gjithë rajoni përreth.

"Shqetësim të veçantë shkakton fakti që grupet antiqeveritare gjithnjë e më shpesh përdorin taktikën e sulmeve me mortaja në vende publike dhe lagjet me popullsi të dendur. Kjo bëhet verbërisht dhe në mënyrë të pashmangshme shkakton vdekjen e njerëzve të pafajshëm", thuhet në komentin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë të Zëdhënësit Aleksandër Lukasheviç.

Si rezultat i sulmit në fjalë mbetën të vrarë të paktën 10 persona, ndërkohë që 30 të tjerë u plagosën.