Zëri i Rusisë Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Hossein Amir-Abdollahian, ditën e premte akuzoi autoritetet e Katarit në lidhje me provokimin e dhunës në Siri, duke i kritikuar ato për lejimin qeverisë tranzitore opozitare të Sirisë të hapë misionin e vet diplomatik në Doha.

"Është në interes të Katarit të përmbahet nga vendimet e nxituara, të pamenduara dhe të ndalojë nxitjen e gjakderdhjes në Siri. Populli i mençur i Sirisë nuk do t'i lejojë asnjëherë të tjerët të marrin vendime në vend të tij", deklaroi Hossein Amir-Abdollahian.

Ditën e mërkurë në kryeqytetin e Katarit - Doha - u hap misioni i parë diplomatik i qeverisë tranzitore opozitare të Sirisë.