Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-Yun, natën në të gdhirë të së premtes urdhëroi njësitë raketore të vendit të vihen në gjendje gatishmërie të lartë luftarake për një sulm të mundshëm ndaj pjesës kontinentale të SHBA-së dhe bazave ushtarake amerikane në Korenë e Jugut dhe në Paqësor, duke e nënshkruar këtë urdhëresë në një takim me udhëheqjen ushtarake. Ky reagim erdhi si pasojë e përdorimit të bombarduesve "të padukshëm" amerikanë "B-2" gjatë stërvitjeve të përbashkëta me Korenë e Jugut.

Më parë aktivizimin e njësive të raketave me rreze të gjatë dhe të mesme veprimi në Korenë e Veriut e patën vënë re ushtarakët koreano-jugorë, njoftoi sot Agjencia e lajmeve Yonhap.