Zëri i Rusisë Të paktën 16 persona në provincën Pampanga, në veri të Filipineve, e gozhduan veten në kryq në kujtim të Kryqëzimit të Jezu Krishtit në Golgotha, njofton të premten Agjencia Associated Press.

Pas ritualit, i cili zgjati disa minuta, përpara syve të mijëra turistëve pjesëmarrësit në të i zbritën nga kryqet për t’ju dhënë ndihmën e parë mjekësore. Edhe një grup tjetër besimtarësh në të njëjtën provincë kaloi nëpër disa fshatra, duke fshikulluar veten me kamzhik. Ndërkohë që dy burra të tjerë dhe një grua nën rrezet përvëluese të diellit mbajtën gjatë gjithë marshimit në kurriz kryqe druri.

Rituale të tilla katolikët radikalë filipinas praktikojnë çdo vit në ditën e të Premtes së Zezë. Kisha Katolike Romake deklaron në mënyrë të përsëritur se ajo nuk i përshëndet aspak këto iniciativa.