Zëri i Rusisë Si rezultat i një shpërthimi në termocentralin Uglegorsk në Doneck (Ukrainë) ditën e premte u dogjën plotësisht 4 blloqe energjie dhe gjetën vdekjen 4 persona, njoftohet në faqen zyrtare të Internetit të gazetës ukrainase "Сегодня" ("Sot"). Përmasat dhe shkaku i incidentit po saktësohen.

Në qytet është ndërprerë furnizimi me energji elektrike dhe ujë të pijshëm, thuhet në njofimin e gazetës. Në qendrën e propogandës së departamentit të shpëtimit në rajonin Doneck konfirmuan faktin, se në termocetralin Uglegorsk ka ndodhur një incident.