Zëri i Rusisë Të paktën 17 persona gjetën vdekjen dhe dhjetëra të tjerë u plagosën ditën e premte si rezultat i një serie sulmesh terroriste në Irak. Siç njoftoi kanali televiziv satelitor "Al Arabiya", pesë irakianë mbetën të vrarë dhe 70 të tjerë u plagosën si pasojë e shpërthimit të një makinë bombë në qytetin Kirkuk, pranë një xhamie shiite. Shpërthimi ndodhi gjatë lutjes të së premtes. Në mesin e viktimave është edhe përfaqësuesi i liderit shpirtëror të myslimanëve shiitë (komuniteti më i madh në vend), Ajatollah Ali al-Sistani.

Edhe 3 makina të tjera bomba u hodhën në erë pranë xhamive shiite në Bagdad.