Në poligonin ushtarak Vaziani (Gjeorgji) u zhvillua pjesa demonstruese e manovrave të treta ushtarake gjeorgjiano-amerikane "Agile Spirit 2013", qëllim i të cilave ishte koordinimi i veprimeve të njësive ushtarake të të dy vendeve gjatë zhvillimit të operacioneve paqeruajtëse.

"Në të ardhmen planifikohet zhvillimi i stërvitjeve të përbashkëta të një shkalle më të gjerë, në të cilat, ka shumë gjasa, të përfshihen edhe shtetet partnere në rajon", deklaroi Ministri i Mbrojtjes i Gjeorgjisë, Irakli Alasania.

Ndërkohë, Moska më herët ka shprehur shqetësimin e saj në lidhje me zhvillimin e tyre. "Gjeorgjia, e cila në vitin 2008 ndezi luftën në Kaukaz, sot refuzon kategorikisht të pranojë realitetin e ri politik", vuri në dukje në lidhje me këtë Përfaqësuesi zyrtar i Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Aleksandër Llukasheviç.