Zëri i Rusisë Aeroplani eksperimental zvicerian "Solar Impulse", i cili punon vetëm me energji diellore, do të provojë të fluturojë nga bregdeti perëndimor i Shteteve të Bashkuara në atë lindor, njoftoi kompania në një deklaratë për shtyp. Sipas deklaratës për shtyp, ky fluturim do të jetë testi i fundit i madh para nisjes së "Solar Impulse" për një fluturim rreth rruzullit tokësor.

Avioni "Solar Impulse" peshon 1.6 ton dhe është konstruktuar me fibra karboni, hapja e krahëve të tij është e të barabartë me gjatësinë e krahëve të avionit "Boeing 747" - 63.4 metra. Panelet diellore, të instaluara në krahët e tij, i lejojnë avionit të fluturojë madje dhe natën pa karikim me energji.