Ekuipazhi i anijes kozmike "Soyuz TMA-08" (russ. "Союз ТМА-08М") të premten hyri në Stacionin Kozmik Ndërkombëtar (SKN) rreth 2 orë pas ankorimit me të, njoftoi Qendra e Drejtimit të Fluturimeve.

Gjatë kohës së qëndrimit në SKN ekuipazhi i ekspeditës SKN-35/36 do të duhet të realizojë 4 dalje në kozmos të hapur si dhe 42 eksperimente të shkallëve të ndryshme të vështirësisë. Në veçanti, eksperimenti "Rrufeja-Gama" do të ndihmojë njerëzimin për të parashikuar tërmetet dhe fatkeqësitë e tjera natyrore në të ardhmen, ndërsa eksperimenti "Situata" do t'i vërë në dispozicion konstruktorëve të dhënat që do të përdoren për projektimin e anijeve kozmike për fluturimet në Hënë, Mars ose Venus.