0Kjo u deklarua gjatë një mëngjesi pune të krerëve të Brazilit, Rusisë, Indisë, Kinës dhe Afrikës së Jugut me qarqet e biznesit nga Presidenti rus Vladimir Putin:

- Një ndihmë, impuls i fuqishëm në këtë çështje do të bëhet krijimi i Bankës së Zhvillimit të BRICS. Në lidhje me këtë unë do të doja të theksoja se Rusia shprehet në favor të krijimit të këtij institucioni financiar. Por në logjikën e parashtrimit të pozitës sonë ne nisemi nga ajo, se në qoftë se banka do të themelohet, atëhere do të punojë ekskluzivisht në bazë të parimeve të tregut. Dhe do të mbështesë komunitetet e biznesit në të gjitha vendet tona.

0Duke folur në lidhje me vendin që zë BRICS në botën bashkëkohore, Vladimir Putin kujtoi se në pesë vendet anëtare të kësaj aleance jeton 40% e gjithë popullsisë së planetit. "Shtetet e BRICS zotërojnë burime jashtëzakonisht të mëdha natyrore, kanë një bazë të përgatitur industriale dhe kuadro profesionalë, ato sigurojnë pothuajse 30% të produktit të brendshëm bruto botëror (GDP)", - tha Presidenti rus.