Ministria ruse e Punëve të Jashtme i konsideron si cinizëm dhe ndërhyrje në punët e brendshme të Rusisë seancat dëgjimore të zhvilluara më 19 mars në Parlamentin Europian me temë "Popujt e vegjël nën zgjedhën e totalitarizmit", në të cilat u vu shenja e barazisë mes regjimit nazist dhe atij sovjetik, ndërsa Çeçenia u cilësua si "një vend i pushtuar".

"Ne e konsiderojmë këtë qasje si përpjekje për të falsifikuar historinë, si shfaqje të cinizmit të hapur dhe blasfemi kundrejt atyre që çliruan botën prej tmerreve të "murtajës kafe", - thuhet në komentin e Zëdhënësit të Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, Aleksandër Llukasheviç.