Aktivistët sirianë të të drejtave të njeriut konfirmuan se militantët e Ushtrisë së Lirë të opozitës siriane qëlluan dhe rrëzuan një avion, që ishte nisur nga Irani me armë në bord për ushtrinë e Sirisë.

Avioni tentoi të kryente një ulje emergjente në aeroportin e Damaskut, por nuk ia doli dot. Mbi aeroport është ngritur një shtyllë tymi, njoftuan aktivistët e të drejtave të njeriut.

Ky njoftim nuk është konfirmuar ende nga burime të tjera informacioni.