Të enjten gazetarët qipriotë i dorëzuan Prokurorit të Përgjithshëm Petros Kleridis listën e personave, të cilëve, sipas të dhënave të tyre, Bank of Qipros dhe Laiki Bank u kanë fshirë ilegalisht kreditë. Lista emërore i është dorëzuar edhe Komitetit juridik të Parlamentit, i cili filloi hetimin lidhur me njoftimet mbi mashtrimet me llogaritë.

Publikimi i listës në edicionin online të lajmeve në Internet shkaktoi një skandal të madh në arenën politike. Lista përmban 19 emra - këta janë ish deputetë, sindikalistë, ish-kryetarë bashkish, diplomatë dhe politikanë. Fshirja e detyrimeve sipas kredive filloi në prill të vitit 2007 dhe përfundoi në maj të vitit 2012.

Galeria fotografike: Në Qipro u hapën bankat