Dhjetëra njerëz u lënduan sot në mëngjes në Sheshin Tahrir, në qendër të Kajros, si rezultat i një sulmi të ndërmarrë nga persona të panjohur mbi kampin me çadra të demonstruesve, të cilët protestojnë kundër autoriteteve aktuale. Dy të plagosur u dërguan në spital në gjendje kritike.

Sulmuesit që erdhën me furgonë e motoçikleta hapën zjarr me armë dhe dogjën disa çadra banimi, duke hedhur mbi to shishe me lëndë djegëse.

0Sipas fjalëve të dëshmitarëve okularë, midis sulmuesve disa dhjetra persona ishin të veshur me uniforma policie dhe të armatosur.