Mijëra pelegrinë dhe turistë po udhëtojnë drejt Romës për të qenë të pranishëm në ceremonitë festive që do të zhvillohen me rastin e Pashkëve, në të cilat për herë të parë do të marrë pjesë si lider Papa i ri Françesku.

Të enjten Papa do t'u lajë këmbët 12 fëmijëve të burgosur. Ky ritual bazohet në një nga tregimet biblike, në të cilin rrëfehet se si Jezusi u lau këmbët 12 apostujve para darkës së fundit të përbashkët.

Zakonisht ceremonia zhvillohet në një prej kishave të Romës, ndërsa apostujt janë priftërinjtë. Ndryshimi i traditës reflekton dëshirën e Papës së ri për të komunikuar me ata që kanë nevojë për ndihmë.