Një hotel në qendër të Helsinkit ka hapur një vend pune për specialistin e testimit të kushteve të gjumit. Kandidatit të suksesshëm do t'i ofrojnë një kontratë pune për 35 ditë dhe një rrogë të mirë. Kërkimet e kandidatit për postin e testuesit të gjumit do të vazhdojnë deri në mes të prillit, ndërkohë që i përzgjedhuri do të fillojë punë në maj.

Për vendin e punës të specialistit të gjumit mund të pretendojnë të rinj kreativë, të cilët zotërojnë gjuhët finlandeze, angleze dhe ruse mundësisht. Ndër detyrat e testuesit të gjumit do të përfshihen jo vetëm gjumi (padyshim, ai duhet të flejë në dhomat e hotelit), por edhe menaxhimi i blogut.

Deri më tani për këtë vend pune kanë paraqitur kanditaturat e tyre rreth 500 persona.