Në bankat qipriote u transferuan 5 miliardë euro cash, të dërguara të mërkurën në mbrëmje në kushtet e masava të rritura të sigurisë me një fluturim të veçantë nga Frankfurti në Maine.

Bankat qipriote do të rifillojnë sot punën pas një ndërprerje gati 2-javore dhe në pritje të një kërkese të axhituar të popullit për të holla, autoritetet u detyruan të porositin urgjentisht transferimin e kartmonedhave të reja nga depoja e Bankës Qendrore Evropiane.

Në çdo degë bankare janë përpunuar plane të veçanta për pritjen e një numri të madh vizitorësh. Ato do të ndodhen nën mbrojtjen e përforcuar të policisë dhe shërbimeve private të sigurisë.

Galeria fotografike: Në Qipro u hapën bankat