Midis bashkëpunëtorëve të shërbimit të sigurisë të Presidentit të Rusisë Vladimir Putin dhe policëve të Afrikës së Jugut ndodhi një incident në Samitin e vendeve të BRICS në Durban.

0Rojet afrikanojugore donin të kontrollonin me anë të rrezeve-X valixhet sekrete të truprojave të Vladimir Putinit. Për shkak të moszotëzimit të mjaftueshëm të gjuhëve të huaja truproja i indinjuar i Kryetarit të shtetit u detyrua të përdorë gjuhën e gjesteve, por rojet e sigurisë të Afrikës së Jugut nuk e kuptuan atë dhe përdorën forcën. Një pjesë të bashkëpunëtorëve u përpoqën madje t’i nxirrnin duke i shtyrë brutalisht jashtë ndërtesës, midis tyre edhe Ministrin e Jashtëm të Rusisë Sergei Lavrov dhe Ndihmësin e Presidentit për Çështjet Ndërkombëtare Juri Ushakov.