Në bazën e Aviacionit të largët të Forcave Ushtarake Ajrore ruse "Engels" (rajoni Saratov) filluan stërvitjet taktiko-fluturuese, njoftuan në Departamentin e shërbimit për shtyp dhe atij të informacionit të Ministrisë së Mbrojtjes të Rusisë.

0"Në këto stërvitje do të përfshihen bombarduesit strategjikë “Tu-160" (russ. "Ту-160"), “Tu-95MS" (russ. "Ту-95MC”), "Tu-22M3" (russ.“Tу-22M3”), çisternat “Il-78” (russ. "Ил-78"), aeroplanët e mbikëqyrjes me radar dhe shënjimit “A-50”, gjuajtësit “Su-27” ("Су-27") dhe “MiG-31” ("МиГ-31") të Bashkimit veriperëndimor të Forcave Ushtarake Ajrore dhe të Mbrojtjes Kundërajrore, si dhe avionët ndihmues “An-12” ("Ан-12") dhe helikopterët “Mi-8” ("Ми-8"), - njoftoi përfaqësuesi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes.