Letra me kërcënime adresuar gjyqtarit, i cili ndër të tjera merret edhe me çështjen e ish-Presidentit të Francës, Nicolas Sarkozy, që akuzohet për shpërdorim të besimit të pronares së kompanisë “L'Oreal”, Liliane Bettencourt, erdhi në prokurorinë e qytetit Bordo.

Përveç gjyqtarit Jean-Michel Gentil, në letër përmenden edhe emrat e të afërmve të tij dhe disa prej anëtarëve të sindikatës së gjyqtarëve. Përveç letrës, brenda në zarf ishin futur edhe disa fishekë mësimorë.

0Kush mund të jetë dërguesi i letrës dhe me çfarë janë të lidhura konkretisht kërcënimet, mbetet ende e paqartë. Policia filloi hetimin e këtij rasti.