Gjykata Coroner (Coroner’s court) e qytetit anglez Windsor fillon sot seancën dëgjimore në lidhje me faktin e vdekjes së biznesmenit të arratisur rus Boris Berezovskij. Gjykata Coroner e lokalitetit Berkshire do të dëgjojë një përmbledhje të shkurtër të dëshmive që kanë të bëjnë me identifikimin e trupit dhe shkaqet e vdekjes, kurse më pas procesi do të shtyhet.

0Policia pohon se nuk ka prova që dëshmojnë mbi vdekjen e dhunshme të Boris Berezovskit. Ka shumë mundësi që ai të ketë kryer vetëvrasje. Rezultatet e autopsisë së trupit të pajetë, të gjetur në banjën e mbyllur nga brenda në shtëpinë e tij pranë qytetit Ascot, treguan se "shkaku i vdekjes përputhet me versionin e varjes".