"Nëse ju do të merrni vendimin që Expo 2020 të organizohet në Ekaterinburg, ne garantojmë ofrimin e një ndihme suplementare për zhvillimin e infrastrukturës së qytetit", - deklaroi Vladimir Putin në një takim me Drejtuesit e Byrosë Ndërkombëtare të Ekspozitave.

Presidenti rus theksoi se fondet e qeverisë pikë së pari do të shpenzohen për zhvillimin e rrugëve dhe të aeroportit. Ai gjithashtu siguroi se edhe biznesi vendas do të përfshihet në këtë projekt, si për shembull, në ndërtimin e hoteleve, nëse kjo do të jetë e nevojshme.

"Ne kemi ngritur një komitet të veçantë, të kryesuar nga Zv. Kryeministri Arkadi Dvorkoviç, dhe natyrisht, në qoftë se vendimi do të jetë në favor të Ekaterinburgut, qeveria ruse do të punojë sipas kërkesave tuaja", - premtoi Presidenti.