Zëri i Rusisë Aktori i famshëm francez, Gerard Depardieu, do të luajë rolin e ish-Presidentit të Federatës Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA) dhe organizatorit të Kampionatit të parë Botëror të Futbollit në vitin 1930, Jules Rimet.

Xhirimet e filmit, kushtuar Kampionatit Botëror të Futbollit të vitit 2014 në Brazil, do të fillojnë në qershor dhe do të realizohen në Europë, Afrikë dhe Amerikën Latine.

Aktori, i cili në fillim të janarit mori shtetësisë ruse, u bë Ambasador i Republikës ruse të Mordovias në FIFA në kuadër të përgatitjes dhe pritjes së Kampionatit Botëror të Futbollit 2018 në Rusi, disa nga ndeshjet e të cilit do të zhvillohen në Saransk.