Dy bombardues strategjikë “B-2” të Forcave Ushtarake Ajrore të SHBA-së, të aftë për të mbartur armë bërthamore, fluturuan nga një bazë ushtarake amerikane për në Korenë e Jugut. Më herët, Koreja e Veriut paralajmëroi mbi masat e kundërpërgjigjes në rast të shfaqjes së avionëve të Forcave Ushtarake Ajrore amerikane mbi qiellin e Gadishullit Korean.

0"Komanda strategjike ushtarake e SHBA-së ditën e enjte dërgoi dy bombardues “B-2 Spirit” për sigurimin e fluturimit të gjatë stërvitor me kthimin e mëtejshëm nga baza e Forcave Ushtarake Ajrore të SHBA-së “Whiteman” në kuadër të stërvitjeve të përbashkëta vjetore të SHBA-së dhe Koresë së Jugut", thuhet në një deklaratë të bërë publike nga komanda.